
Tashmë është një traditë që stafi i “Top Media” uron çdo fundviti shqiptarët me një këngë kartolinë, e cila këtë vit është një nga krijimet më dinjitoze të muzikës shqiptare.
Ajo titullohet, “Mall për Mëmëdhenë”, është kompozuar nga Avni Mula, me tekst të Kudret Isait dhe është kënduar nga Vaçe Zela për herë të parë në vitin 1980.
Zoti Mula, si ka lindur kjo këngë?
Në kohën e festivaleve folklorike të Gjirokastrës erdhën disa arbëreshë nga Italia e na kujtuan shumë gjëra për mëmëdhenë. Ata kishin mall për tokën e tyre. Një ditë ishte edhe Vaçe Zela duke dëgjuar historitë e tyre dhe i pëlqyen këngët arbëreshe. Kështu lindi ideja për këtë këngë.
Cilat kanë qenë fjalët që keni shkruajtur?
Po vargje të tilla si: “Sa kemi mall, nuk ka deti valë o e bukura Arbëri”. Vargje shumë të forta. Ja tregova Vaçes këtë tekst dhe me Ansamblin e Këngëve dhe Valleve fillova të punoja këtë këngë. Kjo këngë më përcjell dashuri dhe nostalgji të veçantë. Jam shumë mirënjohës që stafi i “Top Media”-s do e këndojë sërish këtë këngë sepse më jepet mundësia të dëgjoj sërish materialin që kam shkruar vite më parë.
Top Channel