Roma kërkon një portier

25/12/2010 13:30

Roma është përqendruar tek forcimi i portës së saj në këtë merkato të janarit dhe Shay Given duket se është emri i pretenduar prej verdhekuqve.

Sipas “Il Corriere dello Sport”, irlandezi nuk dëshiron të qëndrojë më tek Manchester City, ku marrëdhënia me drejtuesit dhe me trajnerin Mancini nuk është aspak e mirë.

I lodhur nga qëndrimi në stol, Given është i gatshëm të pranojë menjëherë një ofertë të një klubi si Roma, që do ta lejojë të luajë çdo javë në një kampionat prestigjioz dhe me mundësinë e pjesëmarrjes në Champions League.

Me Adriano-n dhe Okaka-n që duket se do të qëndrojnë, ai që do të bëjë valixhet gati është Julio Baptista. Braziliani nuk ka gjetur hapësira në këtë sezon dhe besohet se do të kalojë tek Malaga në Spanjë.

Top Channel