Perez: 2011-ta, viti i sukseseve të mëdha

25/12/2010 13:25

Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, rikonfirmoi dëshirën e madhe të skuadrës së tij për sukses, në të njëjtën kohë që uroi të gjithë tifozët dhe besimtarët e krishterë për Krishtlindjet, në një intervistë për të përditshmen spanjolle “AS”.

”Të gjithë shpresojmë që 2011-ta të jetë një vit ku ëndrrat tona të shndërrohen në realitet”, deklaroi Florentino. “Kemi punuar shumë në këtë vit që po mbyllet dhe pasardhësi duhet të jetë viti i kurorëzimit të sukseseve dhe i fitimit të titujve të mëdhenj”

”Ekipi është i ri dhe i mbushur me talent”, vazhdoi presidenti. “Jam i sigurt se do të vazhdojmë të rritemi dhe të bëhemi edhe më të fortë, ndërsa tifozët kanë të drejtë të jenë të gjithë të entuziasmuar për të ardhmen e klubit”.

Top Channel