LIVE/ Raketat iraniane çajnë “kupolën e hekurt” të Izraelit, 6 të plagosur, IDF hakmerret. Trump hap negociatat dhe shtyn sulmet, rritet sërish nafta
Të paktën 40 veta mbetën viktima të një sulmi kamikaz në një turmë që po merrte ndihma humanitare në veri-perëndimin e Pakistanit, raportuan mediat ndërkombëtare sot në mëngjes.
Shpërthimi ndodhi në qytetin e quajtur Khar në krahinën e Bajaur, shumë pranë kufirit me Afganistanin, ku janë të vendosura dhe strukturat fisnore që mbështesin Al-Qaeda.
Pothuajse 1 000 persona, të zhvendosur nga luftimet, ishin duke marrë ndihmë në këtë qendër. 50 të tjerë u plagosën, disa prej të cilëve rëndë, prandaj numri i viktimave mund të rritet.
Shpërthimi i këtij mëngjesi është i fundit në një seri sulmesh që ka tronditur këtë rajon të Pakistanit kohët e fundit. Asnjë grup nuk ka marrë ende përsipër përgjegjësinë e atentatit.
”Unë personalisht kam numëruar 40 trupa të pajetë, por shumë të tjerë janë në gjendje kritike”, deklaroi Dosti Rehman, një prej antarëve të Organizatës Botërore të Ushqimit, për agjensinë e lajmeve “Reuters”.
Të gjithë viktimat besohet të jenë civilë, të cilët kishin braktisur shtëpitë e tyre si rrjedhojë e luftimeve midis forcave të Al-Qaeda dhe ushtrisë paksitaneze. Zona e Bajaurit, vetëm përpara pak javësh ishte deklaruar si e qetë pas ofensivave të suksesshme të trupave qeveritare. Një ditë më parë, 24 militantë dhe 11 ushtarë humbën jetën në rajonin e Mohmandit, i ndodhur shumë pranë.
Top Channel