Nigeri, 8 të vdekur në një shpërthim

25/12/2010 09:35

Të paktën tetë persona kanë mbetur të vrarë në një shpërthim pranë qytetit qendror të Nigerisë, Jos.

Sipas autoriteteve lokale, shkakqet e shpërthimit, që plagosi edhe një numër të pacaktuar personash, janë ende të panjohura.

Dëshmitarë pranë vendit të ngjarjes kanë deklaruar për mediat ndërkombëtare se në qytet janë dëgjuar disa shpërthime.

Por shpërthimi në fjalë ndodhi në një zonë ku vetëm këtë vit janë vrarë mbi 1 mijë persona për shkak të dhunës sektare.

Një oficer i lartë i ushtrisë deklaroi për BBC se aktualisht forcat e sigurisë po patrullojnë zonën. Qyteti i Josit shtrihet në vijën ndarëse mes veriut mysliman të Nigerisë dhe jugut të krishter.

Edhe pse luftimet janë mes grupeve rivale myslimane dhe të krishtera, vëzhguesit thonë se shkaqet janë ekonomike dhe politike.

Top Channel