Mbyllet keq aventura saudite e Zenga-s

25/12/2010 11:25

Klubi arabosaudit i Al-Nasr informoi shkarkimin e trajnerit Walter Zenga, por italiani pretendon se nuk ka ndërmend të largohet pa marrë gjashtë muaj rrogë të prapambetur, bënë të ditur gazetat italiane gjatë ditës së sotme.

Mbyllet keq aventura saudite e Zenga-s
Italiani shkarkohet pa marrë gjashtë muaj pagë

”Unë dhe ndihmësit e mi nuk paguhemi prej gjashtë muajsh”, deklaroi ish-portieri i kombëtares italiane. “20 ditë më parë i dërgova një letër drejtuesve, ku kërkoja respektimin e afateve të parashikuara në kontratë, kur tani mësoj se më kanë shkarkuar”.

Sipas kryesisë së klubit, Zenga është fajtor për zbritjen e skuadrës në vendin e dytë të renditjes në kampionatin saudit. “Faji im i vetëm është i dërgova një letër Federatës Saudite dhe FIFA-s për të kërkuar të drejtat e mia”, saktëson ish-trajneri i Catania-s dhe Crvena Zvezda-s.

Top Channel