“L’Equipe” publikon formacionin ideal

25/12/2010 13:20

Futbollistët spanjollë dominuan formacionin ideal të vitit 2010, publikuar gjatë mesditës prej të përditshmes franceze “L’Equipe”.

Iker Casillas, portier i Realit të Madridit dhe kapiteni i Spanjës kampione të botës la pas interstin Julio Sezar. Iker renditet për të tretin vit radhazi në formacionin e ëndrrave.

Mbrotja formohej prej Coentrao-s së Benfica, Lucio e Macio-n të Interit dhe Pique i Barcelonës. Ky i fundit u çmua më shumë se Puyol për kontributin e tij në mbrojtje, ndërsa surpriza e vërtetë ishte mbrojtësi i majtë i kombëtares portugeze.

Mesfusha e formuar prej pesë futbollistësh përbëhej nga treshja e Barçës, Busquets, Iniesta e Xavi, plus Shwainstaiger i Bayern dhe Sneijder i Interit. Për këtë të fundit, në argumentim ironizohej me vendimin e Realit të Madridit për ta shitur.

Përsa i përket sulmit në formacionin ideal, ishte Messi i përzgjedhuri. Për argjentinasin, gazeta shkruante se nuk ka nevojë për një partner të dytë, pasi është I aftë t’I bëjë të gjitha vetëm.

Top Channel