Koreja e Jugut liron peshkatarët kinezë

25/12/2010 08:15

Korea e Jugut liroi sot në mëngjes tre peshkatarët kinezë, të cilët u bënë protagonistë të një përplasje fatale me një anije patrullimi, më parë gjatë muajit.

Seuli deklaroi se incidenti ndodhi në ujrat e Detit të Verdhë, pasi forcat e rendit tentuan që të ndalonin anijet kineze të peshkonin ilegalisht pranë brigjeve koreane.

Një anije goditi qëllimisht barkën e patrullimit, për të lejuar peshkarexhat e tjera që të ktheheshin pas, por një peshkatar mbeti i vdekur si pasojë e incidentit. Katër antarë të rojes bregdetare gjithashtu u plagosën.

Tre peshkatarët kinezë u mbajtën në burg deri sot në mëngjes, kur autoritetet vendosën që të mos paraqisnin akuza kundët tyre. “Vendosëm që t’i lironim pasi ata nuk ishin të përfshirë aktivisht në krimin e ndodhur në atë moment”, deklaroi një zyrtar i lartë i Seulit në agjensinë e lajmeve “Yonhap”. “Ata gjithashtu bashkëpunuan plotësisht me hetuesit”.

Korea e Jugut kishte deklaruar më parë gjatë muajit se do të merrte masa të rrepta ndaj të gjithë atyre që shkelnin ujrat e vendit për të peshkuar pa liçenë. Shumë anije kineze, që nuk mundin të plotësojnë kërkesën e tregut vendas me peshkimin pranë brigjeve të tyre, janë ndaluar në 2010-n.

Top Channel