Iglesias, orgji kolektive në këngën e re

25/12/2010 14:45

Këngëtari me famë ndërkombëtare, Enrique Iglesias, vendoset në qendër të një skandali të ri, që e sheh protagonist të një videoklipi që ka si temë një orgji kolektive.

Edhe pse është i martuar me një prej grave në të bukura të planetit, ish-tenisen Anna Kournikova, spanjolli nuk e ka fshehur kurrë dobësinë e tij për vajzat e bukura.

Videoklipi i Tonight nis me Enrique-n që në metro, imagjon një skenë seksuale me shumë vajza njëkohësisht. Kamera spostohet në fantazinë e këngëtarin, i cili zgjedh fillimisht një brune, për të vazhduar me një bionde.

Kënga rrezikon të censurohet, ndërsa pritet të shihet se cili do të jetë impakti i saj në lidhjen me Kournikova-n, me të cilën prej kohësh qarkullojnë zërat për një krizë të mundshme.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta