Hodgson: Torres do të kthehet sërish në majë
25/12/2010 17:10
Roy Hodgson, trajneri i Liverpool, ka besim se sulmuesi i tij Fernando Torres do të kthehet sërish në formë.
Ky sezon nuk ka nisur mirë për spanjollin. Në 18 ndeshje të luajtura, Torres ka shënuar vetëm 5 gola.
“Nuk kemi pasur shumë fat para portës gjatë këtij sezoni”, u shpreh Hodgson.
“Gjithmonë kemi pasur mundësi për të shënuar, në çdo ndeshje. Kemi qenë të rrezikshëm, por nuk kemi mundur të jemi efikasë para portës. E dimë që kemi në organikë një nga sulmuesit më të rrezikshëm në Europë, Fernando Torres. Mjafton që të pasojmë topin sa më shumë tek ai sepse herët a vonë, Torres do rinisë të shënojë gola”, shtoi trajneri i ‘Reds’.
Top Channel