Ekuadori njeh pavarësinë e Palestinës
25/12/2010 02:30
Qeveria e Ekuadorit ka njohur pavarësinë e Palestinës.
Presidenti Rafael Korrea ka firmos një dekret që njeh pavarësinë dhe lirinë e shtetit palestinez nën kufijtë e përcaktuar para luftës 5 ditore të vitit 1967 që përfshijnë edhe territoret në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës.
“Kjo njohje është një mbështetje për popullin palestinez për liri dhe pavarësi”, ka deklaruar për mediat Ministri i Jashtëm ekuadorian.
Top Channel