Clooney-Eli drejt martesës?

25/12/2010 11:55

George u ka kërkuar prindërve të Canalis dorën e vajzës së tyre. Thashethemi, që mund t’u japë fund mijëra dyshimeve mbi verdiktin e marrëdhënies më të përfolur të vitit, vjen nga e përjavshmja gjermane “Bild”.

Sipas revistës, Clooney është takuar me vjehërrit e tij të ardhshëm dy muaj më parë në Sardenjë dhe u ka shprehur atyre vullnetin e tij për t’u marrtuar më Elisabetta-n.

Megjithatë, nuk flitet për data. Cifti hesht dhe ndërkohë është nisur për në Meksikë për të kaluar festat e fundvitit, në vilën që ylli i kinemasë ka në Los Kabos. Por nuk do të jenë vetëm, pasi do të jenë edhe prindërit e Eli.

Top Channel