Benedikti XVI uron besimtarët
25/12/2010 01:50
Para rreth 10 mijë besimtarëve katolikë, Papa Benedikti XVI mbajti meshën e lindjes së Krishtit në bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.
“Zoti i ka dhënë njeriut forcët për të rezistuar ndaj tiranisë”, tha gjatë fjalës së tij Ati i Shenjtë.
Papa bëri thirrje për më shumë lumturi e harmoni mes njerëzve dhe tha se Zoti do të realizojë premtimin e tij për paqe.
Mesha u parapri nga urimi për Krishtlindjet në disa gjuhë të botës prej Benediktit të XVI.
Top Channel