Arabi, vritet militani i Al Kaedas

25/12/2010 03:00

Një i dyshuar si militant i Al Kaedas mbeti i vrarë pas shkëmbimit të zjarrit me forcat e sigurisë në Arabinë Saudite.

Lajmi njoftohet nga Ministria e Brendshme e Mbretërisë Saudite. Ngjarja ndodhi në qytetin e Uadi al Dauasirit kur i dyshuari tentoi të kalonte një postobllok të policië pa u kontrolluar.

Sipas njoftimit militanti i Al Kaedas udhëtonte bashkë me një person tjetër të veshur si grua, i cili ka qenë edhe personi që ka hapur edhe zjarr ndaj forcave të sigurisë. Autoritetet u janë kundërpërgjigjur duke vrarë një e më pas duke arrestuar personin tjetër.

Top Channel