
Një prej aktoreve dhe producenteve më të famshme të Hollivudit, Reese Witherspoon duhet ta ketë jetën e vështirë, ndërsa përpiqet të mos shohë asnjë foto ku ajo është e pranishme.
34-vjeçarja pranoi në një revistë rozë amerikane se kurrë nuk ka pëlqyer veten në një foto apo poster. “Praktikisht, mendoj se dal gjithmonë shumë shëmtuar”, deklaroi Witherspoon.
”Tortura” është edhe më e madhe duke patur parasysh se ajo ndien të njëjtën gjë edhe në filmat që ajo vetë shfaqet. “Kush është ai që ndihet mirë duke parë veten?”, deklaroi Witherspoon. “Përse duhet të shikosh veten duke u sjellë si budalla, ndërsa përpiqet të bëjë rolin e një njeriu që në të vërtetë nuk je”.
Aktorja zbuloi edhe një pasion të madh, kafshët. “Kam shumë kafshë në shtëpi. Kam gomerë, dhi dhe derra. Gomerët e mi kanë emrat Honki e Tonki. Në fakt dëshiroja t’i quaja Honki Tonki e Badonkadonk, por fëmijët nuk e pëlqyen shumë këtë emër të dytë”.
Top Channel