
Këngëtaja e njohur amerikane, Taylor Swift, ka përfunduar listën e emrave me personat që do të dëshironte ta shoqëronin gjatë mbrëmjes së diplomimit, lajmëroi shtypi amerikan mesditën e sotme.
21-vjeçarja deklaroi disa kohë më parë se do ta ketë të pamundur të përzgjedhë vetëm një person për ta ftuar si shoqëruesin e saj në mbrëmjen e madhe, prandaj do të ftojë një grup të vogël njerëzish.
”Kate Parry do të ishte shumë gallatë. Ajo është e çmendur dhe të bën për të qeshur, më pëlqen spontaniteti i saj”, deklaroi Swift. “Diddy është treguar gjithmonë shumë e mirë me mua. Timberlake është gjithashtu shumë gazmor, ashtu si Sheryl Crow, me këmbë në tokë dhe e përmbajtur. Do të doja të mos mungonte as Jennifer Lopez, është një kërcimtare me të vërtetë e zonja”.
Jake Gyllenhaal, aktori 30-vjeçar që ka pranuar dobësinë e tij me mbretëreshën e muzikës country nuk përfshihet midis të përzgjedhurve.
Top Channel