Sekretet për Kubën në WikiLeaks

24/12/2010 21:00

Kuba nisi të përkthejë mesazhet diplomatike amerikane që botohen nga Wikileaks, faqja e themeluar nga Zhuljen Asanzh.

Dokumentet u panë në faqen zyrtare të internetit “Cubadebate.com”, ku ish-presidenti boton editorialet e tij.

Tani faqja ka shtuar një seksion të veçantë të quajtur “Cablegate”.

Deri tani ajo ka përkthyer dhe botuar shtatë nga mesazhet diplomatike amerikane të Wikileaks, për të cilat pretendon se provojnë lidhjen mes qeverisë amerikane dhe desidentëve të ishullit.

Rreth 2 mijë nga 250 mijë kabllogramat diplomatike i referohen Kubës.

Deri tani janë bërë publike 62 prej tyre, në gazetat “The Guardian” dhe “El Pais”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta