Rusi, Duma mbështet traktatin START

24/12/2010 14:45

Dhoma e Ulët e Parlamentit rus ka votuar pro dhënies së miratimit fillestar të marrëveshjes së armëve bërthamore me SHBA, START.

Traktati, që synon të reduktojë arsenalet bërthamore të dy vendeve duke u lejuar atyre të inspektojnë njera-tjetrën, u ratifikua më parë nga Senati amerikan ditën e mërkurë.

Shpresohej se Duma do të jepte aprovimin e saj të plotë, por autoritetet vendosën se disa rishikime të tjera ishin të nevojshme.

Marrëveshja duhet të ratifikohet gjithashtu nga dhoma e lartë, e njohur ndryshe si Këshilli i Federativ.

Lidhur me këtë cështje presidenti amerikan Barack Obama dhe ai rus Dmitry Medvedev zhvilluan një bisedë telefonike ku e vlerësuan arritjen e marrëveshjes si një ngjarje historike.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta