
Zoti është besimplotë kur bën premtimet e tij, por shpesh herë ai na habit me mënyrat se si i realizon ato.
Kështu deklaroi Papa Benedikti XVI, në një transmetim të jashtëzakonshëm radiofonik në kanalin “Radio4†të BBC.
Ati i Shenjtë tha se lutet për të semurët dhe të moshuarit, si dhe për ata që po shkojnë drejt cdo forme të vuajtjes dhe mjerimit.
Në mesazhin e tij ai përmendi vizitën e fundit në Mbretërinë e Bashkuar të mbushur me “dhembshuri të madhe†dhe shprehu gëzimin e tij që përshëndeste sërish dëgjuesit britanikë.
“Të dashur miq nga Skocia, Anglia dhe Uellsi, si dhe nga gjithë bota anglishtfolëse, dua që ta dini se jeni pjesë e lutjeve të mija në këtë sezon të shenjtëâ€, tha Papa.
Top Channel