Ozzy: Lady Gaga, e mërzitshme

24/12/2010 17:25

Ozzy Osbourne beson se shumë shpejt njerëzit do të mërziten nga Lady Gaga dhe stili i saj.

Ish-pjesëtari i ‘Black Sabbath’ mendon se këngëtarja ekstravagante po konsumohet shumë në sytë e publikut dhe se duhet të “marrë disa pushime”.

Osbourne shpreh: “Më pëlqen Lady Gaga, por kam filluar të mërzitem me të.”

“Gaga ekspozon shumë trupin me veshjet e saj, më shumë seç duhet. Mund të ishte Madonna e re nëse do i luante më mirë shanset e saj. Sa herë që e shikoj ka veshur diçka ndryshe dhe të veçantë. Mendoj se është shumë argëtuese kjo gjë, por po e ekzagjeron”, u shpreh Ozzy.

“Dikush duhet t’i thotë që të bëjë pushim disa muaj në mënyrë që njerëzit të fitojnë sërish interesin për të”, përfundoi Ozzy.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta