Kolumbi, rrëshket toka, viktima
24/12/2010 21:50
Sërish viktima në Kolumbi për shkak të reshjeve të shiut që vazhdojnë të bien në vend. Rrëshkitja e tokës në një zonë ruralë 490 kilometra në juglindje të Bogotës ka shkaktuar të paktën 13 të vdekur dhe 30 të plagosur.
Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet lokale, duke saktësuar se balta dhe gurët kanë mbuluar shumë shtëpi dhe mjete.
Autoritetet janë duke kërkuar për viktima të tjera, duke pasur parasysh se në momentin e ngjarjes në një lokal ishte duke u zhvilluar një festë.
Top Channel