Johansson e Reynolds firmosin divorcin

24/12/2010 12:00

Aktorët e Hollivudit, Scarlett Johansson dhe Ryan Reynolds kanë firmosur divorcin në Los Anxhelos, për shkak të qendrimeve të tyre të papërputhshme.

Cifti njoftoi ndarjen që më 14 dhjetor. Ata thanë se e kishin nisur marrëdhënien e tyre me dashuri dhe se me dashuri donin ta mbyllnin.

Johanson, e bërë e famshme me filmin “E humbur në përkthim” dhe Reynolds me “Propozimi”, ishin martuar në shtator të vitit 2008.

Ata thanë në deklaratën e 14 dhjetorit se, e kishin marrë vendimin për t’i dhënë fund martesës pas një konsultimi të gjatë dhe të kujdesshëm.

Dy yjet e kinemasë janë shprehur se, ndonëse nuk besojnë tek respektimi i privatësisë së tyre, do ta vlerësonin shumë një gjë të tillë.

Më herët, nga viti 2004 deri në vitin 2006, Reynolds ka qenë i lidhur me këngëtaren e njohur kanadeze Alanis Morissette.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta