Inter, gjithçka çon drejt Leonardos

24/12/2010 10:30

Interi duhet të konfirmojë punësimin e Leonardos në rolin e trajnerit të ri brenda disa orësh, informojnë mediat e Italisë mëngjesin e sotëm.

”Gjithçka të çon drejt Leonardos”, ishte titulli kryesor i “La Gazzetta dello Sport”, por trajneri brazilian nuk nxitohet dhe nuk konfirmon asgjë për momentin. “Di më pak se ju, për momentin ju uroj vetëm për Krishlindjet”, tha ai.

Megjithatë, burime të sigura pranë klubit zikaltër sigurojnë se marrëveshja me ish-trajnerin e Milanit është arritur dhe se mbeten për të biseduar vetëm detajet e fundit. Ditën e shkuar u bë zyrtar shkarkimi i Benitez-it. Trajneri pranoi largimin konsensual, duke marrë pagën që do t’i takonte deri në fundin e sezoninit, tre milion euro.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta