
Policia indiane është duke kërkuar intensivisht katër militantë pakistanezë në Mumbai, pasi besohet se ata kanë hyrë në vend për të kryer sulme kamikaze.
Lajmin e bëri të ditur gjatë ditës një drejtues i lartë i forcave të rendit, i cili duke iu referuar burimeve të shërbimeve sekrete shtoi se atentatorët potencialë i përkasin grupit terrorist të Lashkar-e-Taiba.
Policia ka lëshuar imazhe kompiuterike të katër të dyshuarve, ka ngritur postoblloke dhe shtuar patrullat e policisë në qytet. India fajëson grupin LeT për sulmet e vitit 2008 në Mumbai, ku gjetën vdekjen 166 persona.
”Katër burrat planifikojnë sulme të dhunshme, që do të shkaktojnë shkatërrim në masë”, deklaroi Komisari i policisë, Himanshu Roy. “Ata kanë mbërritur rishtaz në qytet dhe besojmë se janë një kërcënim me të vërtetë serioz”.
Policia indiane lëshoi një alarm të ngjashëm në shtator për dy kamikazë të mundshëm në shtator, por asgjë nuk ndodhi dhe asnjë arrestim nuk u krye.
Top Channel