Hugo Almeida tek Besiktas
24/12/2010 18:00
Ekipi turk i Besiktas, pas blerjes së ish-lojtarit të Atletico Madrid, Simao Sabrosa, ka arritur marrëveshjen për transferimin në Turqi të një tjetër portugezi.
Bëhet fjalë për ish-sulmuesin e Werder Bremen, Hugo Almeida.
Sipas gazetës turke ‘Hurriyet’, lojtari i kombëtares portugeze ka firmosur me Besiktas për tre vite dhe marrëveshja është arritur me klubin gjerman për dy milionë euro.
Top Channel