Belgjikë, dëbora paralizon transportin

24/12/2010 21:40

Reshjet e dëndura të dëborës kanë gjunjëzuar Belgjikën, duke paralizuar rrugët, hekurudhat dhe aeroportet.

Në Bruksel trafiku është pothuajse ndalur, ku nuk qarkullojnë as autobusat dhe taksitë.

Bashkia i ka bërë thirrje qytetarëve që të mos lëvizin me makinë përveçse në raste emergjence.

Në vend mungon kripa dhe borëpastrueset në dispozicion kanë shkuar nëpër autostrada dhe rrugë kryesore të qytetit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta