
Dhuna në Afganistan është më e lartë se një vit më parë, me 20% më shumë të civilëve të vrarë, ndërsa incidentet janë rritur me 66%, raportuan Kombet e Bashkuara në një raport të publikuar sot.
Numri i viktimave si pasojë e sulmeve nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatëve të tyre është më i ulët, por rritja e rezistencës nga pala talebane ka rritur të vrarët mes popullsisë.
Më shumë se 2 400 civilë humbën jetë dhe 3 800 të tjerë u plagosën gjatë dhjetë muajve të parë të vitit 2010. Tre të katërtat e tyre si shkak i sulmeve të organizatave terroriste dhe rebelëve antiqeveritarë.
Statistikat tregojnë për një rritje prej 25% në krahasim me vitin e shkuar, ndërsa të vrarët në forcat e aleatëve janë pakësuar me 18%. Shumë i madh numri i pengmarrjeve dhe zhdukjeve të personave të lidhur me detyra qeveritare.
Vrasjet e civilëve dhe policëve arritën një numër të paprecedent gjatë gushtit, kur mesatarisht numëroheshin tre sulme kamikaze në javë. Për fat të keq, incidente të mëdha ka patur edhe në 2010-n, si në rastin kur një bombardim i gabuar në shkurt shkaktoi vdekjen e 23 personave të pafajshëm.
Top Channel