Afganistan, arrestohet trafikanti i armëve
24/12/2010 21:20
Trupat e NATO në Afganistan arrestuan një person të dyshuar për kontrabandë armësh për llogari të talebanëve.
Ai është ndaluar të shtunën e kaluar në provincën jugore të Kandaharit.
NATO shpjegoi se ai nuk është anëtar i Al Quds-it, Gardës Revolucionare të Iranit, ashtu siç ishte pretenduar në fillim.
Ai mbahet në zonen e Kandaharit, një zonë e njohur si vendlindja e lëvizjes së talebanëve.
Një zyrtar afgan i sigurisë në Kandahar tha se forcat e koalicionit e kishin mbajtur nën vëzhgim prej kohësh.
Top Channel