
Ibrahim Afellay, i cili sot firmosi një kontratë me Barcelonën deri në qershor të vitit 2015, theksoi se do të jetë një nder për të veshja e fanellës së ekipit katalanas.
Afellay, i cili do të mbajë numrin 20 në fanellë, u shpreh: “Jam shumë i lumtur që do të jem pjesë e klubit më të mirë në botë. Barcelona është më shumë se një klub.”
“Do të më duhet kohë për tu ambjentuar. Fola me trajnerin Guardiola dhe më siguroi se ai do të bënte gjithçka për të më lehtësuar këtë proces ambjentimi”, vazhdoi hollandezi.
Afellay është në dijeni të traditës që ka Barcelona me lojtarët hollandezë dhe në fakt, mesfushori do të jetë lojtari i 19-të hollandez që do veshë fanellën e klubit spanjoll: “E di që lojtarët hollandezë janë të mirëpritur në Barcelonë. Cocu dhe Kluivert më kanë thënë që Barcelona është ekipi më i mirë në Botë.”
Top Channel