Obama: Vota e Senatit, sinjal domethënës

23/12/2010 00:05

Pak orë pas ratifikimit prej Senatit, presidenti Obama e cilësoi votën pro marrëveshjes Start si sinjali më domethënës dërguar mbarë botës për çarmatosjen bërthamore.

“Mirëkuptimi mes mazhorancës dhe opozitës në Senat është sinjali më domethënës që i jep mbarë botës marrëveshjen më të rëndësishme për çarmatimin bërthamor në këto vitet e fundit”, tha Obama.

Presidenti amerikan foli edhe për krizën. Ai tha se ekonomia amerikane tejkaloi periudhën më të keqe dhe se tashme është koha për të reduktuar defiçitin dhe debitin. Obama theksoi se administrata e tij nuk mund të krijojë më tej lehtësira fiskale për të pasurit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA