Nani: City dhe Arsenal nuk janë për titull

23/12/2010 10:50

Nani, mesfushori i Manchester United, ka përjashtuar nga lufta për titullin kampion ekipet e Arsenal dhe Manchester City.

Portugezi mendon se vetëm Chelsea është në gjendje të luftojë për titullin në Premier League së bashku me skuadrën e tij, Manchester United.

Nani u shpreh në një intervistë për ‘The Sun’: “Nuk shoh ekip tjetër përveç Chelsea që të luftojë me ne për titullin kampion.”

Mesfushori mendon se ai do të jetë lojtari që do të ndihmojë Manchester United në arritjen e objektivave të këtij sezoni: “Pas largimit të Cristiano Ronaldo unë kam pasur më shumë hapësirë dhe më shumë mundësi për të treguar vlerat e mia. Cristiano ishte një lojtar i shkëlqyer i cili merrte mbi vete të gjithë vëmendjen në mënyrë të merituar. Por, tani që është në një ekip tjetër, unë kam shfrytëzuar mundësinë për të dalë në pah.”

Manchester United kryeson renditjen në Angli me dy pikë para vendit të dytë (Arsenal dhe Manchester City), por me një ndeshje më pak se ekipi londinez dhe dy më pak se rivalët e qytetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA