Mourinho: Krijojmë një epokë të artë

23/12/2010 18:25

Trajnerit i Realit të Madridit, Jose Mourinho është i bindur se klubi i tij mund të jetë në pragun e fillimit të një cikli të artë, gjatë një interviste të dhënë gjatë ditës së sotme në mediat spanjolle.

Portugezi u shpreh gjithashtu i bindur se potenciali i futbollistëve të rinj brenda skuadrës është i madh. Disa prej tyre luajtën një rol të rëndësishëm në goleadën e mbrëmshme ndaj Levantes, 8-0 në një ndeshje të Kupës së Mbretit.

”Reali ka një fuqi shumë të madhe goditëse në sulm me Cristiano Ronaldo-n, Ozil apo Di Maria-n, një orgazitor të shkëlqyer loje si Xavi Alonso apo mbrojtës të aftë të dalin shpejt si Marcelo, por forca jonë e vërtetë qëndron diku tjetër”, deklaroi Mourinho.

”Forca më e madhe e këtij ekipi është perspektiva e së ardhmes. Carvalho, më i moshuari është 32-vjeç. Pas tij vijnë Pepe e Casillas me 29, Alonso 27 dhe të tjerët 25 vjeç e më poshtë. Kjo më bën të jem i sigurt se ky klub mund të nisë së shpejti të shkruajë një cikël me të vërtetë të artë për shumë vite në vazhdim”.

Pas humbjes 5-0 ndaj rivalëve të përjetshëm të Barcelonës, Mourinho pranoi se katalanasit kishin një skuadër të përfunduar, ndërsa ekipi i tij nuk ishte ishte shndërruar ende në një grup të konsoliduar. Duke u rikthyer pas tek ai takim, portugezi shtoi:

”Kishte nga ata që mendonin se ajo disfatë ishte fillimi i fundit. Megjithatë, vijoi një reagim i shkëlqyer i të gjithë futbollistëve. Në fund të fundit, mund t’ia lejosh vetes një humbje në 17 javë kampionat, 6 javë Champions dhe 3 ndeshje në Kupën e Mbretit. Atë ditë mund të ishim mundur edhe 8-0, por është më mirë të humbësh një ndeshje me goleadë se sa pesë të tjera 1-0”.

Sipas Mourinho-s, Barcelona bëri një gabim që nuk i dha më shumë kohë Zlatan Ibrahimovic-it, ndërsa shprehu keqardhje për mungesën e holandezit Wesley Sneijder në listën e 30 kandidatëve të France Football për fitimin e Topit të Artë.

Top Channel