Moratti: Prishja ishte e pashmangshme

23/12/2010 18:55

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, në orët pas shkarkimit të trajnerit Benitez pranoi në shtypin italian se pavarësisht vendimit të vështirë, nuk i kishte mbetur asnjë zgjedhje tjetër.

”Më vjen keq që u detyruan të mbërrinim në përfundimin e raportit, për më tepër që pavarësisht të gjithave, me Benitez-in fituam dy tituj. Megjithatë, gjërat nuk shkonim mirë që përpara Botërorit, prandaj deklaratat e Abu Dhabi-t e bënë të pashmanshme prishjen”, deklaroi Moratti.

I pyetur se cili do të jetë trajneri i ardhshëm i zikaltërve, Massimo premtoi vetëm se do të zgjidhë këtë çështje sa më shpejt të jetë e mundur, por nuk konfirmoi asnjë emër. “Të gjithë ata që përfliten janë emra interesantë”, u mjaftua të deklaronte pronari i zikaltërve”. Sipas mediave, Leonardo pritet të konfirmohet si trajneri i ri i skuadrës.

Top Channel