Milani, Kompany për të forcuar mbrojtjen
23/12/2010 21:10
Milani është duke parë në kampionatin anglez për të individualizuar një futbollist që do të përforcojë repartin e mbrojtjes, bëri të ditur e përditshmja angleze “Daily Star”.
Sipas burimeve të gazetës, në qendër të vëmendjes së kryesuesve të Serisë A është vendosur mbrojtësi i Manchester City, Vincent Kompany.
Futbollisti i përfaqësueses belge firmosi vetëm përpara pak kohësh zgjatjen e kontratës deri në vitin 2014, por nuk ka raporte të mira me klubin dhe ideja e pjesëmarrjes në Champions League me një ekip të madh e tërheq shumë.
Lajmi për kalimin e Kompany në “San Siro” bëhet edhe më i besueshëm nga spekulimet se Mancini ka gati zëvendësuesin e tij, talentin e Espanyol-it spanjoll, Victor Ruiz.
Top Channel