Messi: Nuk do ta fitoj unë Topin e Artë
23/12/2010 20:00
Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, që nga Argjentina ku do të kalojë festat e fundvitit deklaroi se e sheh si shumë të vështirë që të fitojë për të dytin vit radhazi Topin e Artë.
”Nuk mendoj se do të shpallem fitues”, tha argjentinasi. “Xavi dhe Iniesta fituan të dy Botërorin në 2010-n. Jam i sigurt se do të jetë njëri prej tyre futbollisti më i mirë i botës”.
I pyetur për 2010-n që mbyllet, Messi deklaroi: “Botërori nuk shkoi ashtu siç prisnim, por në aspektin personal ka qenë një vit shumë i mirë. Nuk më interesojmë çmimet personale. Shpresoj vetëm që skuadra të vazhdojë të jetë kaq rezultative edhe në fillimin e sezonit të ardhshëm”.
Top Channel