Marrëveshje Ronaldinho-Gremio

23/12/2010 09:00

Gremio i Porto Alegres dhe futbollisti i Milan, Ronaldinho, kanë arritur një marrëveshje ekonomike për transferimin e lojtarit në Brazil.

“Është arritur marrëveshja mes Gremios dhe Ronaldinho-s”, është shprehur presidenti i klubit brazilian, Paulo Odone.

“E rëndësishme është që Ronaldinho dëshiron të kthehet tek Gremio sepse kjo është shtëpia e tij”, shtoi Odone, i cili nuk zbuloi detajet ekonomike të marrëveshjes.

30-vjeçari Ronaldinho ka humbur fanellën e titullarit tek Milan dhe me ardhjen në ekipin kuqezi të Cassano situata nuk do të përmirësohet.

Gremio është qyteti i lindjes së Ronaldinho dhe ekipi në të cilin braziliani filloi karrierën para se të luante për Paris Saint Germain dhe Barcelona.

Top Channel