
Ish-trajneri i Interit dhe drejtuesi aktual i Manchester City në Angli, Roberto Mancini shprehu keqardhje për shkarkimin e Rafael Benitez, në të një deklaratë të lëshuar gjatë mbrëmjes në mediat italiane.
”E kuptoj dhe më vjen keq pasi kam kaluar në të njëjtën situatë, vertëm se mua më shkarkuan pas katër vitesh, ndërsa atë pas gjashtë muajsh”, tha Mancini. “E kuptoj mbase shumë më mirë se të tjerët. Ai duhet vlerësuar pasi ka thënë gjërat që ndiente se duhet të thonte”.
Sipas Mancini, nuk ekzistojnë ndryshime të mëdha midis situatës në të cilën ai u ndodh në fundin e 2008-s dhe në situatën e spanjollit. “Edhe unë thashë disa gjëra që ndieja se duhet të thoja pas eliminimit nga Champions dhe menjëherë pata një intuitë se nuk do të qëndroja edhe shumë kohë në krye të skuadrës. Moratti nuk e duron dot të kundërshtohet”.
Top Channel