Inter: Lamtumirë Benitez!

23/12/2010 13:20

Është zyrtare. Rafael Benitez nuk është më trajneri i Inter.

Lajmin e bën të ditur klubi zikaltër në një komunikatë zyrtare.

“F.C Internazionale dhe Rafael Benitez njoftojnë se kanë arritur një marrëveshje për prishjen e kontratës së punës në mënyrë konsensuale. Klubi falenderon trajnerin për punën e zhvilluar në krye të skuadrës të cilën e ka drejtuar në fitimin e Superkupës së Italisë dhe të Botërorit të Klubeve. Rafael Benitez falenderon Interin për eksperiencën profesionale dhe për fitoret e arritura bashkë”, shkruhet në komunikatën e klubit zikaltër.

Sipas ‘Ansa’, Inter i ka paguar 3 milionë euro trajnerit për këtë prishje kontrate.


Tashmë pritet njoftimi për zëvendësimin e spanjollit me ish-trajnerin e Milanit, brazilianin Leonardo.

Top Channel