
Reali është i vendosur të bëjë pjesë të skuadrës boshnjakun Edin Dzeko dhe financimi i operacionit të tij mund të realizohet me paratë e përfituara nga shitja e Kaka-së tek Interi, njoftoi “Corriere dello Sport” gjatë mbrëmjes.
Mbërritja e supozuar e Leonardos në stolin e zikaltërve, bashkuar me zhgënjimin e tifozëve interistë në këtë moment i japin Massimo Moratti-t një arsye më shumë për të bërë investime të mëdha në janar.
Reali ka treguar se është në gjendje të funksionojë edhe pa yllin brazilian dhe pavarësisht progreseve të Kaka-së, Mourinho nuk i dha asnjë minutë ën fitoren 8-0 ndaj Levantes në Kupën e Mbretit.
Reparti ku portugezi kërkon më shumë garanci për këtë sezon është ai i sulmit, prandaj Hose mund të aprovojë shitjen e ish-milanistit, për të shpenzuar paratë e grumbulluara prej tij në blerjen e qendërsulmuesit të Ëolfsburg-ut.
Top Channel