
Sulmuesi i ri i Barcelonës, Ibrahim Afellay mbërriti ditën e sotme në “Camp Nou”, për t’u prezantuar nesër zyrtarisht, raportuan mediat e vendit iberik.
Ish-lojtari i PSV Eindhovenit, kaloi me sukses në orët e pasdites testet mjekësore dhe nesër rreth mesditës do të hedhë firmën e fundit në kontratën e tij, gjatë një konference për shtyp.
Holandezi do t’i bashkohet në stërvitje shokëve të rinj të skuadrës në 29 dhjetor, kur shumica e lojtarëve do të grumbullohen për t’u përgatitur për përballjen e kampionatit me Levanten, në plan për t’u zhvilluar në 2 janar.
Afellay është lojtari i shtatë i historisë që kalon prej PSV-së tek Barcelona. I blerë për tre milion euro, kontrata e tij me gjigantët e Eredivisies përfundonte në qershorin e vitit të ardhshëm.
Top Channel