‘Skype’, vazhdojnë problemet

23/12/2010 12:45

‘Skype’ pranoi se vazhdojnë problemet të cilat pengojnë miliona përdorues të tij që të kenë akses në këtë shërbim komunikimi.

“Inxhinierët tanë dhe ekipi i operatorëve po punojnë pa pushim për të rikthyer gjërat në normalitet”, shkruan ndërmarrja në ‘Twitter’.

“Po punohet për zgjidhjen e problemit, por disa shërbime si videothirrjet në grup kërkojnë kohë që të rikthehen në normalitet”, u shpreh dje zëdhënësi i ‘Skype’, Peter Parks.

‘Skype’ është një shërbim komunikimi shumë popullor nëpërmjet internetit.

Top Channel