Zbulohet një lloj i ri njeriu të lashtë

22/12/2010 21:40

Shkencëtarët pretendojnë se kanë gjetur një lloj njeriu të ri të lashtë, që ka bashkëjetuar me neandertalët, rreth 50 000 vite më parë.

Të quajtur “Denisovans”, këta banorë të Siberisë besohet se kanë populluar shumë zona të Euroazisë në një periudhë kur vëllezërit e tyre më të njohur ende nuk kishin braktisur Afrikën.

Një analizë ADN-je, e bërë nga gishti i dorës së një skeleti të fosilizuar i tregoi shkencëtarëve se si mund të jenë dukur këta njerëz të lashtë, në atë që mund të jetë një zbulim tronditës për botën e shkencës.

Përveç neandertalëve, deri tani njihej vetëm ekzistenca e një grupi të vetëm bashkëekzistuesish, të quajtur “Hobit”, zbuluar vite më parë në ishujt e Indonezisë.

”Një specie humane ka evoluar në kohët e hershme në Europë”, deklaroi profesori Svante Paabo, pjestar i institutit shkencor Max Planck në Laipcig, Gjermani.

”Ka ekzistuar forma perëndimore e quajtur neandertal dhe tani dimë edhe për formën lindore të quajtur denisovan”.

Banorët e hershëm të Siberisë janë pasardhës direkt të një grupi edhe më të hershëm që ka populluar përpara neandertalëve Australinë e sotme. 4-6% e AND-së së denisovanëve, korespondonme atë të të ashtuquajturve malenesian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA