Turpërohen Lakers, përjashtohet Kobe

22/12/2010 20:20

Ylli i basketbollit amerikan, Kobe Bryant, u shndërrua në protagonistin e një ngjarje të shëmtuar, ndërsa skuadra e tij u poshtërua në Los Anxhelos prej Miluokit, me rezultatin 79-98.

I nervozuar në një natë ku asgjë nuk po shkonte si duhej, Kobe u dënua me dy faulla teknikë, për protestat ndaj gjyqtarit kryesor, veprim i cili ndalohet në lojën e basketbollit.

E gjithë ngjarja ndodhi përpara syve të Leonardi Di Caprio-s, një fans i zjarrtë i Lakers dhe një personazh i përhershëm në “Staples Center”. Tifozët, si rrallë herë, vërshëllyen skuadrën e tyre në daljen nga fusha, ndërsa ylli tjetër i favoritëve për titull, Pau Gasol ishte gjithashtu në një mbrëmje të errët.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta