SHBA, Senati kalon Start-in

22/12/2010 22:25

Pas muajsh debate e pas presionit vendas atij rus, Senati amerikan ratifikoi marrëveshjen që detyron si SHBA-në ashtu edhe Rusinë të reduktojnë edhe më tej arsenalin e tyre bërthamor.

Traktati i ri Start u kalua me votën e 71 senatorëve pro tij dhe 26 kundër dhe në të parashikohet angazhimi i përbashkët i Moskës dhe Uashingtonit për të shkurtuar me rreth 30 përqind arsenalin e tyre bërthamor.

Gjithësesi për të marrë jetë Start duhet të ratifikohet edhe nga parlamenti rus, një lëvizje kjo që pritet të ndodhë pranverën e ardhshme.

Start 3 u nënshkrua më 8 prill të këtij viti nga presidenti Obama dhe homologu i tij rus, Dmitri Medvedev në vazhdën e traktatit paraardhës të nënshkruar nga presidentët Xhorxh H.Ë Bush dhe Boris Jeltsin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA