Rikthehen telashet për Lohan

22/12/2010 02:15

Pas një periudhë të shkurtër, Lindsay Lohan u rikthehet telasheve. Këtë herë aktorja akuzohet për sulmim fizik ndaj një punonjësje të klinikës së rehabilitimit, “Betty Ford”.

Policia amerikane deklaroi se ngjarja daton më 12 dhjetor, kur u thërrit në qendrën “Betty Ford”. Mediat amerikane shkruajnë se incidenti ka ndodhur kur stafi kritikoi aktoren për kthimin e saj në orët e vona në qendrën e rehabilitimit.

Autoritetet amerikane thanë se çështja është në hetim e sipër dhe detaje më të hollësishme do të jepen në një kohë më të përshtatëshme.

Lindsay Lohan u dënua në vitin 2007 pasi u ndalua duke i dhënë makinës në gjendje të dehur. Gjithashtu ajo rezultoi pozitive ndaj testit për përdorim droge këtë vit, duke e detyruar gjykatën ta dënojë atë në qendrën e rehabilitimit.

Aktorja parashikohet të dalë nga qendra në muajin janar të vitit 2011.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA