Kaka-Maicon, gati shkëmbimi

22/12/2010 21:55

Kaka do të jetë dhurata e presidentit Moratti për trajnerin e ri të Interit, Leonardo, bënë të ditur në orët e vona të mbrëmjes mediat e vendit fqinj.

I dëmtuar prej disa muajsh, braziliani duket se ka humbur rëndësinë e tij tek gjigantët spanjollë, prandaj një shkëmbim kokë më kokë me mbrojtësin Maicon, plus një shumë e papërcaktuar parash, duket si një opsion real.

Për presidentin e Inter-it, blerja e Kaka-së do të ishte veçanërisht e parapëlqyer, pasi do t’i shkaktonte një goditje të madhe të gjithë rivalëve milanistë, për të cilin ai vazhdon të mbetet një idhull.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA