Borriello zëvendëson Belen me Senicar

22/12/2010 18:35

Sulmuesi i Romës, Marco Borriello ka realizuar 11 gola në këtë kampionat të Serisë A, duke u shndërruar në një prej futbollistëve më përcaktues të verdhekuqve, por sekreti i tij duket se qëndron jashtë fushave të futbollit.

Sipas revistës rozë “Novella 2000”, sulmuesi i mbetur zemërthyer pas ndarjes me modelen Belen Rodriguez, ka nisur një histori dashurie me Nina Senicar, një prej vajzave të shndërruar në imazh të Mediaset.

Ai jeton në Romë dhe ajo në Milano, por bukuroshja serbe viziton disa herë në javë të dashurin e saj, raporton revista. I transferuar në verë në “Olimpico”, ish-milanisti nuk ka gjetur ende një shtëpi të përshtatshme në kryeqytetin italian.

Për momentin, Borriello jeton në hotelin “Sheraton”, ku duke përfituar nga marrëveshja me një portier, Senicar hyn disa herë netëve nga një derë anësore. Disa muaj më parë, të dy u fotografuan në hyrjen e shtëpisë së Borriello-s në Milano, por Senicar përgënjeshtroi historinë e dashurisë me një miqësi të thjeshtë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta