Bayern, Demichelis jepet hua tek Malaga

22/12/2010 11:55

Martin Demichelis, mbrojtësi qendror i Bayern Munchen, është shumë pranë firmosjes me ekipin spanjoll, Malaga.

30-vjeçari do të luajë deri në qershor në Spanjë dhe më pas Malaga do të ketë një opsion blerjeje të futbollistit për 3 milionë euro.

Demichelis pati një mosmarrëveshje me trajnerin e Bayern, Louis van Gaal, në fillim të sezonit përsa i përket rolit të argjentinasit në ekip.

Demichelis ka luajtur vetëm 10 ndeshje në këtë sezon, 6 në Bundesligë, 2 në Champions, 1 në kupë dhe një në Superkupë.

Top Channel