Barça nuk pendohet për Ibrahimovic-in

22/12/2010 20:35

Presidenti i Barcelona-s, Sandro Rosell deklaroi se gjëja më e mirë që ka bërë në vitin e drejtimit të klubit është shitja e Ibrahimoviçit tek Milan-i, në një intervistë të dhënë pasdite në mediast spanjolle.

”Nuk jam penduar për shitjen e Ibrahimoviç. Askush nuk ka vënë ndonjëherë në dyshim se ai është një futbollist i madh, por nuk mundi kurrë të bëhej njësh me frymën e këtij klubi”, deklaroi Rosell.

I pyetur për defiçitin e thellë në arkat e klubit, presidenti nuk shfaqi shqetësim. “Në total, kemi 400 milion euro borxhe bruto dhe 250 milion euro ndaj bankave, por situata nuk është shqetësuese. Kontrata e sponsorizimit të fanellës ka përmirësuar dukshëm gjendjen dhe trajneri do të ketë në dispozicion fonde për merkato nëse do të kërkojë diçka të tillë”.

Duke rikujtuar fitoren e bujshme, 5-0 ndaj rivalëve të përjetshëm të Realit të Madridit, Rosell theksoi: “Më e rëndësishme se vetë fitorja është ndryshimi i mendësisë që ka ndodhur në këtë skuadër. Kur luanim më parë me Realin, duke fituar 3-0 kishim frikë nga barazimi, ndërsa tani 0-0 jemi të sigurt që mund të fitojmë”.

Për të mbyllur, i dha ekipit notën dhjetë plus dhe shprehu dëshirën që një ditë në të ardhmen të arrijë të shohë Guardiolën si president të klubit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA