
Ylli i Napolit, Ezequeil Lavezzi mund të përfundojë në Gjykatë, pasi një 20-vjeçar parashtroi një akuzë për rrahje prej argjentinasit, lajmëruan mediat italiane gjatë drekës.
Ngjarja ndodhi pas një përplasjeje pa pasoja me makinë, mbrëmjen e ditës së martë. I dëmtuari, Ernesto Posillipo deklaroi se nuk do ta kishte imagjinuar kurrë që pas takimit me miqtë, do të përfundonte i rrahur nga idhulli i tij më i madh.
“El Pocho” ose rrufeja, siç quhet ndryshe Lavezzi, u shndërrua në agresor së bashku me një mikun e tij, kur 20-vjeçari u godit nga makina me të cilin futbollisti po udhëtonte si pasagjer.
Në ngjarjen e ndodhur në qendër të qytetit, Ernesto pretendon se ndoqi për disa qindra metra makinën, e cila nuk ndaloi në vend për të verifikuar dëmet. Më pas, në vend që nga mjeti të dilte dikush e të kërkonte falje, Lavezzi dhe miku i tij iu afruan e i dhanë një mësim të mirë.
Top Channel